5 ushqimet më të mira që pastrojnë natyralisht gjakun tonë
Gjaku ynë është përgjegjës për transportimin e të gjitha llojeve të substancave në të gjithë trupin tuaj, nga oksigjeni tek hormonet, faktorët e mpiksjes, sheqeri, yndyrat dhe qelizat tuaja imunitare. Dhe ju në të vërtetë nuk keni nevojë të investoni në një dietë të shtrenjtë për të pastruar ose për të ndihmuar të mbani gjakun tuaj të pastër, pa toksina dhe mbeturina.
Ja 5 ushqime që ju ndihmojnë së tepërmi në këtë drejtim:
1.Uji Deri tani mënyra më e mirë për të rritur “performancën” e veshkave tuaja është të pini ujë mjaftueshëm. Veshkat tuaja varen nga uji për të ndihmuar të eliminoni mbeturinat nga trupi. Uji gjithashtu ndihmon mbajtjen e enëve të gjakut të hapura në mënyrë që gjaku të lëvizë lirshëm. Dehidratimi i rëndë mund të çojë në dëmtimin e veshkave.
2.Boronicat
Boronica janë një energji e antioksidantëve, veçanërisht anthocyanin, e cila i jep atyre ngjyrën e thellë blu, si dhe ndihmojnë për të hequr radikalet e lira nga gjaku, duke mbrojtur kështu trupin nga zhvillimi i sëmundjeve të ndryshme përfshirë kancerin.
3.Qitro
Antioksidantët e përfshirë tek qitrot apo agrumet në përgjithësi mund të ndihmojnë në mbrojtjen e mëlçisë nga dëmtimi dhe efektet e dëmshme të alkoolit.
4.Mollët Mollët përmbajnë një sasi të lartë fibrash të tretshme të njohur si pektin. Fibra e tretshme ndihmon në rregullimin e niveleve të sheqerit në gjak. Meqenëse sheqeri i lartë në gjak mund të dëmtojë veshkat tuaja, çdo gjë që ndihmon për ta kontrolluar atë do të ketë një efekt indirekt, pozitiv në shëndetin e veshkave.
5.Hudhra
Ka veti anti-inflamatore dhe mund të ndihmojë në uljen e kolesterolit dhe presionit të gjakut. Presioni i lartë i gjakut mund të dëmtojë enët e gjakut në veshka, kështuqë hudhrat janë një ide e mirë për t’i mbajtur ato nën kontroll./neps.al
Hiperglicemia është një term për sheqerin e lartë në gjak, një gjendje e zakonshme e diabetit. Glukoza, ose sheqeri në gjak, vjen nga ushqimi që hani dhe është burimi kryesor i energjisë për trupin tuaj. Glukoza natyrisht rritet dhe...
Të qenurit nënpeshë mund të jetë shqetësuese nëse është rezultat i të ushqyerit keq ose nëse je shtatzënë ose ke shqetësime të tjera shëndetësore. Për persona të caktuar mund të mjaftojë shtimi i sasisë së ushqimit për të ndryshuar...
A ka ndjesi më të keqe kur zgjohesh nga gjumi me grykën e thatë, pa zë, dhe të dhemb ede kur kalon pështymën…? Zyrtarisht je sëmurë. Por ndonëse oreksi mund të të jetë prerë, të ushqehesh siç duhet veçanërisht...
Lini një koment