A mund të hanë fëmijët sushi?
Sushi mund të duket i bukur, i shijshëm dhe “cool” për foto… por a është i sigurt për fëmijët? Po dhe jo. Varet nga çfarë lloj sushi flasim dhe sa vjeç është fëmija. Fëmijët mund të hanë sushi, por...
Nëse duam lëkurë dhe flokë të shëndetshëm, nuk duhet të mbështetemi vetëm tek kremrat dhe produktet që aplikojmë në to: një pjesë e madhe varet edhe nga ushqimet që hamë.
Përveçse duke ngrënë shëndetshëm, mund t’i jepni një dorë epidermës suaj me pije që ju ndihmojnë të keni një lëkurë të butë dhe të shndritshme.
Sigurisht uji është baza themelore për t’ia nisur: Të qenit të hidratuar jo vetëm na bën mirë për shëndetin, por edhe për bukurinë. S’ka rëndësi se sa produkte të shtrenjta përdorni, nëse nuk pini mjaftueshëm ujë, lëkura juaj nuk do ta arrijë kurrë potencialin e saj sepse veshkat nuk funksionojnë në regjim të plotë, duke kompromentuar shëndetin tuaj. Për t’ju ndihmuar të pini më shumë ujë dhe të keni një lëkurë perfekte, ja pijet që duhet të provoni:
Antioksidante
Një miks frutash që siguron një sasi të lartë vitaminash, ideale për të ruajtur shkëlqimin e lëkurës. Pijeni këtë pije në mëngjes për t’i thënë lamtumirë fryrjes. Për ta përgatitur, mjafton të merrni një grusht mjedrash dhe 3 lugë gjelle kokrrash shege.
Detox
Prisni dy limona dhe shtrydheni lëngun në një gotë. Prisni në feta një kastravec dhe bashkojeni me limonta. Merrni disa gjethe menteje, shtrydhini në pëllëmbë dhe shtojani mix-it. Shtoni një litër ujë natyral dhe lëreni një orë në frigorifer në mënyrë që përbërësit të lëshojnë shijen.
Rigjeneruese
Një miks luleshtrydhesh, limoni dhe borziloku do t’i japë shumë benefite lëkruës suaj duke e bërë të duket më e re pas largimit të toksinave. Prisni 5 luleshtrydhe në copa, merrni një fetë limoni dhe një disa gjethe borziloku dhe hidhini në një shishe ose gotë të madhe. Shtoni ujë dhe lërini 20 minuta para se ta pini.
2 në 1
Kjo përzierje funksionon shumë mirë jo vetëm si pije, por edhe si tonik për fytyrën. Një dozë freskie që do të hidratojë menjëherë lëkurën dhe do t’ju japë vitaminat e duhura për të shkëlqyer. Prisni kastravecin në feta të holla dhe shtojeni në një shishe ku keni hedhur ujë kokosi. Përziejini dhe lërini në frigorifer për 20 minuta.
Çaji jeshil
Për dembelët që nuk kanë kohë ose dëshirë të blejnë fruta të freskëta dhe të presin kohën e duhur që ato të lëshojnë shijen në infuzion, u vjen në ndihmë çaji jeshil, një pije me antioksidantë që mbrojnë lëkurën nga rrezet UV dhe minimizojnë mundësitë për t’u djegur nga dielli.
Sushi mund të duket i bukur, i shijshëm dhe “cool” për foto… por a është i sigurt për fëmijët? Po dhe jo. Varet nga çfarë lloj sushi flasim dhe sa vjeç është fëmija. Fëmijët mund të hanë sushi, por...
A të është dukur ndonjëherë sikur stomaku yt ka mendjen e vet, sidomos kur të zë një dëshirë e papritur për çokollatë, patatina apo ndonjë snack të yndyrshëm? Në fakt, nuk je dhe aq larg të vërtetës! Midis zorrëve...
Përbërës të rekomanduar për ujë detoks për bark të sheshtë: Limon Ndihmon tretjen Detoksifikon mëlçinë Nxit metabolizmin Xhinxher (ginger) Redukton inflamacionin dhe fryrjen Përmirëson tretjen Rrit ndjeshëm djegien e yndyrnave Kastravec Hidratuese dhe anti-inflamatore E pasur me ujë dhe...
© 2025 Neps | Një Markë e GlobalEcho Media Group
Lini një koment