5 llojet e çajrave që trupi juaj do ju falenderojë nëse i pini!
Kohët e fundit çajrat bimorë po njohin një popullaritet të gjerë. Madje edhe në vendin tonë, njerëzit gjithnjë e më shumë zgjedhin të konsumojnë më shumë çaj në krahasim me dikur. Çajrat bimorë janë provuar të jenë efektive në luftën kundër kancerit, sëmundjeve të zemrës dhe diabetit.
Më poshtë ju rendisim një listë me 5 çajëra bimorë, që janë të pasura me antioksidantë dhe që i japin trupit tuaj vetëm të mira:
Çaji i trumzës Çaji i trumzës është një zgjidhje për disa probleme. I njohur për vetitë e saj antioksiduese, çaji i trumzës mund t’ju ndihmojë të përballoni probleme si: obeziteti, pagjumësi, ethe, të ftohtët dhe kollën, tendosje të muskujve, madje edhe dhimbjet menstruale. Kjo është për shkak se çaji i trumzës është i ngarkuar me vitaminë C, vitaminë A, bakër, hekur, mangan, kalium, fosfor, carvacrol dhe piridoksinë. Koha më e mirë për ta pirë është në mëngjes.
Çaji i kamomilit Kamomili është një qetësues. Thuaji lamtumirë të gjitha problemeve të lidhura me gjumin duke pirë vetëm një filxhan para se të flini. Jo vetëm kaq, kamomili rekomandohet gjithashtu për tretje të shëndetshme, të ftohtët dhe kollën, madje edhe për inflamacionet e buta të gojës. Koha më e mirë për të pirë çaj kamomili është të paktën 30 minuta para gjumit.
Çaji i lavandos Para së gjithash, ajo ka një aromë ekzotike. Përsa i përket përfitimeve, ndihmon në problemet e frymëmarrjes, shëron ethet dhe gjithashtu ndihmon në trajtimin e ulçerave dhe plagëve. Koha më e mirë për të pirë çaj livando është para gjumit pasi ka një efekt qetësues në trup.
Çaji me xhenxhefil Çaji i xhenxhefilit ndihmon me tretjen, të vjellat dhe stomakun e acaruar. Ai gjithashtu përmirëson oreksin tuaj. Zakonisht rekomandohet në sezonin e dimrit për të shmangur gripin.
Çaj luleradhiqeje Çaji i luleradhiqes pastron sistemin tuaj duke rritur shpeshtësinë e urinimit. Kjo ul presionin e gjakut, përmirëson shikimin tuaj dhe përmirëson funksionimin e mëlçisë. Ata që vuajnë nga artriti gjithashtu e pijnë këtë çaj pasi ndihmon në uljen e ënjtjes.
Duke qenë një pije detoksifikimi, këshillohet që ta pini çajin e luleradhiqit para gjumit për të pastruar trupin./neps.al
Hiperglicemia është një term për sheqerin e lartë në gjak, një gjendje e zakonshme e diabetit. Glukoza, ose sheqeri në gjak, vjen nga ushqimi që hani dhe është burimi kryesor i energjisë për trupin tuaj. Glukoza natyrisht rritet dhe...
Të qenurit nënpeshë mund të jetë shqetësuese nëse është rezultat i të ushqyerit keq ose nëse je shtatzënë ose ke shqetësime të tjera shëndetësore. Për persona të caktuar mund të mjaftojë shtimi i sasisë së ushqimit për të ndryshuar...
A ka ndjesi më të keqe kur zgjohesh nga gjumi me grykën e thatë, pa zë, dhe të dhemb ede kur kalon pështymën…? Zyrtarisht je sëmurë. Por ndonëse oreksi mund të të jetë prerë, të ushqehesh siç duhet veçanërisht...
Lini një koment