5 mrekullitë që i ndodhin trupit tuaj nëse e bëni spinaqin pjesë të pandarë të dietës ushqimore
Niveli i lartë i hekurit nuk është i vetmi fakt që e bën vlerën e spinaqit të quhet një “superushqim”. Rezulton se spinaqi mund ta bëjë trupin tuaj më të shëndetshëm dhe më të fortë në shumë mënyra.
Neps.al ju rendit më poshtë 4 përfitime kryesore:
1.Muskujt dhe kockat tuaja do të bëhen më të fortë Spinaqi është i pasur me shumë vitamina, minerale dhe lëndë ushqyese, përfshirë hekur, magnez, kalium, mangan dhe vitaminë C. Në veçanti, magnezi që gjendet në spinaq mund të mbështesë muskujt dhe nervat tanë. Për më tepër, spinaqi mund të na ndihmojë të mbajmë kockat tona të shëndetshme dhe të parandalojmë osteoporozën.
2.Shikimi juaj përmirësohet ndjeshëm
Shkencëtarët besojnë se njerëzit që përfshijnë spinaq në dietën e tyre kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të kataraktave dhe degjenerimit makular të lidhur me moshën, që të dyja janë shkaqet kryesore për përkeqësimin e shikimit apo deri në verbëri.
3.Përmirësohet qarkullimi i gjakut
Spinaqi ka nivele të larta kaliumi që e bëjnë atë mjaft të efektshëm në luftimin e presionit të lartë të gjakut. Për më tepër, të ngrënit spinaq mund t’ju ndihmojë të përmirësoni qarkullimin e gjakut. Por mbani mend që të ngrënit ushqime të shëndetshme nuk është një zëvendësim i ilaçeve. Presioni i lartë i gjakut mund të jetë i rrezikshëm dhe nëse e keni pasur atë për ca kohë, më mirë vizitoni një mjek.
4.Lëkura juaj bëhet më e shëndetshme dhe më e bukur
Spinaqi është një burim i mirë i vitaminës A i cili është shumë i rëndësishëm për shëndetin dhe bukurinë e lëkurës dhe flokëve tanë. Vitamina C, e cila gjithashtu gjendet në spinaq, kontribuon në ndërtimin e kolagjenit i cili i jep strukturë lëkurës dhe flokëve tanë.
5.Përmirësohet tretja
Spinaqi përmban shumë fibra që e bëjnë tretjen tonë më të shëndetshme dhe më të rregullt. Spinaqi gjithashtu mund të parandalojë kapsllëkun.
Hiperglicemia është një term për sheqerin e lartë në gjak, një gjendje e zakonshme e diabetit. Glukoza, ose sheqeri në gjak, vjen nga ushqimi që hani dhe është burimi kryesor i energjisë për trupin tuaj. Glukoza natyrisht rritet dhe...
Të qenurit nënpeshë mund të jetë shqetësuese nëse është rezultat i të ushqyerit keq ose nëse je shtatzënë ose ke shqetësime të tjera shëndetësore. Për persona të caktuar mund të mjaftojë shtimi i sasisë së ushqimit për të ndryshuar...
A ka ndjesi më të keqe kur zgjohesh nga gjumi me grykën e thatë, pa zë, dhe të dhemb ede kur kalon pështymën…? Zyrtarisht je sëmurë. Por ndonëse oreksi mund të të jetë prerë, të ushqehesh siç duhet veçanërisht...
Lini një koment