Kombinimet që Neps sjell më poshtë nuk janë për t’u ngrënë, po për maska fantastike fytyre.
Po po, shumë përbërës që gjenden në kuzhinën tuaj të tilla si limoni, mjalti, e verdha e vezës, melli apo uthulla e mollës janë shumë efektive kur vjen puna për të luftuar aknet, njollat e lëkurës, rrudhat dhe skuqjet.
Hidhini një sy kombinimeve më poshtë dhe zgjidhni të preferuarën tuaj:
2 lugë gjelle lëng limoni+ 2 lugë gjelle mjaltë
1 e verdhë vezë+ 1 lugë gjelle miell+1/2 lugë gjelle mjaltë
2 lugë gjelle sodë pjekjeje+ 2 lugë gjelle ujë
1 lugë gjelle uthull molle+2 lugë gjelle salcë kosi+ 2 lugë gjelle mjaltë
Udhëzime:
- Për të gjitha maskat e sipërme, vlen e njëjta metodë.
- Mjafton të kombinoni përbërësit në një tas, t’i përzieni mirë e mirë dhe më pas i aplikoni në fytyrën e pastër.
- I lini të veprojë për 15-20 minuta dhe më pas e shpëlani fytyrën më ujë të ngrohtë.
Shënim: Të gjitha maskat rekomandohet të aplikohen 1 herë në javë./neps.al
Lini një koment