3 perimet më të mira kundër lëkurave të yndyrshme, që mund të përdoren si maska natyrale janë:
1. Domatet
Domatet janë perfekte pasi kanë efekt zbutës dhe pastrues të poreve. Ato përmbajnë acide të cilat bëjnë zbërthimin e yndyrnave të lëkurës. Mënyra më e thjeshtë për t’i përdorur është të priten përgjysmë dhe të fërkohet lehtë fytyra me pjesën e brendshme të domateve.
Lihet lëngu i domates për 15 minuta dhe shpëlahet me ujë të ngrohtë. Pastaj aplikohet nje krem zbutës.
2. Mollët
Efekt tonifikues dhe pastrues, ideale për lëkurat e yndyrshme, pasi pakësojnë yndyrën dhe luftojnë bakteret që bëjnë shpërthimet e aknes. Kanë acid malik që bën eksfolimin e lëkurës. Molla grihet dhe masa që përftohet mbahet 15 minuta në lëkurë. Pas 15 minutave shpëlahet me ujë të vakët.
3. Kungulli
Efekt freskues dhe tonifikues. Ushqen lëkurën me vitaminat A dhe E, si dhe me mineralet kalium dhe magnez. Mund të përdoret duke fërkuar fetat e kungullit me fytyrën ose duke e përzierë me lëng lime. Përzierja lihet në fytyrë rreth 10 minuta. Në fund e lani fytyrën me ujë të vakët.
Lini një koment