10 gjërat e mrekullueshme që i ndodhin trupit tuaj nëse konsumoni fara chia!
Bota moderne vetëm kohët e fundit, po i njeh farat chia si një super ushqim. Këto fara të vogla janë të pasura me shumë lëndë ushqyese dhe falë shijes së tyre neutrale, ato mund të shtohen në çdo recetë.
Sot do të rendisim në Neps.al disa përfitime që këto fara sjellin për ju, nëse filloni e i konsumoni rregullisht:
Farat chia forcojnë kockat tuaja Farat chia janë të pasura me minerale të ndryshme që janë të njohura për rolin e tyre në shëndetin e kockave dhe kalciumin në veçanti. 25 gram chia përmbajnë 157 mg kalcium, që është më shumë se sasia e kalciumit në 100 ml qumësht.
Ato mbajnë dhëmbët tuaja të shëndetshme Eshtë kalciumi që luan rolin kryesor dhe ndihmon kockat të qëndrojnë të forta dhe që mbajnë shëndet të mirë edhe të dhëmbëve. Për më tepër, duke qenë një lëndë ushqyese themelore, farat chia promovojnë metabolizimin e magnezit, fosforit dhe manganit për rritjen e dhëmbëve të fortë.
Ato reduktojnë rrezikun e diabetit Yndyrnat, fibrat dhe proteinat e pangopura janë që të gjithë rregullatorë të mirë të nivelit të sheqerit në gjak. Departamenti i Bujqësisë i Shteteve të Bashkuara i konsideron farat chia një nga ushqimet më të dobishme që mund të përdorni për të trajtuar diabetin.
Ato parandalojnë konstipacionin Farat chia janë të pasura me fibra, të cilat kontribuojnë në përmirësimin e tretjes. Për më tepër, falë fibrës së patretshme që përmbajnë farat chia, ato bëhen një xhel kur bien në kontakt me ujin. Kjo substancë përmirëson lëvizjen e zorrëve, duke parandaluar kështu kapsllëkun.
Ato përshpejtojnë metabolizmin Duke qenë të pasura me vitaminë B, farat chia ndihmojnë në shpejtimin e metabolizmit. Për më tepër, duke qenë të pasur me omega-6, ato ndihmojnë trupin të thithë vitamina të ndryshme të tretshme në yndyrë që kontribuojnë në humbjen e peshës.
Ato ju ndihmojnë në problemet me gjumin Serotonina dhe melatonina janë 2 hormone që janë përgjegjëse për gjumin e mirë. Ato prodhohen nga triptofani (një aminoacid) dhe pasi farat chia përmbajnë triptofan, ato promovojnë gjumë dhe relaksim më të mirë.
Ato e mbajnë zemrën tuaj të shëndetshme Farat chia ulin kolesterolin në gjak, ulin inflamacionin dhe ulin presionin e gjakut. Të gjitha këto gjëra kontribuojnë dhe ndihmojnë në mbajtjen e shëndetit të mirë të zemrës.
Ato rrisin energjinë tuaj Vitamina B, hekuri, zinku dhe magnezi janë elementet tek farat chia që ndihmojnë në forcimin e energjisë tuaj. Thjesht shtoni këto fara në vaktin tuaj të preferuar për të shijuar një ditë plot energji.
Farat chia ngadalësojnë plakjen Duke qenë të pasura me antioksidantë, farat chia ndihmojnë në ‘riparimin’ e lëkurës më shpejt, si dhe pengojnë çdo dëmtim. Përveç kësaj, vitamina E që ato përmbajnë kontribuon në ngadalësimin e plakjes.
Ato stimulojnë humbjen në peshë Farat chia u japin njerëzve ndjesinë e ngopjes për një kohë të gjatë. Kjo ndihmon në uljen e oreksit dhe rrjedhimisht në humbjen e peshës. Përveç kësaj, këto fara zgjerohen kur thithin ujë, gjë që kontribuon në uljen e oreksit. Thjesht shtoni 1 ose 2 lugë fara të papërpunuara chia në një gotë ujë, i përzieni mirë dhe pijini shpejt. Farat Chia janë gjithashtu të afta për të djegur dhjamin e barkut./neps.al
Hiperglicemia është një term për sheqerin e lartë në gjak, një gjendje e zakonshme e diabetit. Glukoza, ose sheqeri në gjak, vjen nga ushqimi që hani dhe është burimi kryesor i energjisë për trupin tuaj. Glukoza natyrisht rritet dhe...
Të qenurit nënpeshë mund të jetë shqetësuese nëse është rezultat i të ushqyerit keq ose nëse je shtatzënë ose ke shqetësime të tjera shëndetësore. Për persona të caktuar mund të mjaftojë shtimi i sasisë së ushqimit për të ndryshuar...
A ka ndjesi më të keqe kur zgjohesh nga gjumi me grykën e thatë, pa zë, dhe të dhemb ede kur kalon pështymën…? Zyrtarisht je sëmurë. Por ndonëse oreksi mund të të jetë prerë, të ushqehesh siç duhet veçanërisht...
Lini një koment