“Ndërtimi i fytyrës”, ose trajnimi i fytyrës, ndihmon që lëkura të bëhet më elastike dhe i bën tiparet e fytyrës më ekspresive.
Ka disa ushtrime specifike që përmirësojnë lëkurën e fytyrës dhe zvogëlojnë shenjat e dukshme të plakjes.
Neps.al ju rendit më poshtë 7 prej tyre:
Ushtrimi nr.1

Ky ushtrim do t’ju ndihmojë të tonifikoni muskujt e ballit.
- Vendosni gishtat në ballin tuaj siç tregohet në figurë.
- Ngrini dhe ulni vetullat sikur të jeni të befasuar.
- Sigurohuni që të mos ketë rrudha në ballë.
- Përsëriteni këtë ushtrim 10 herë.
Ushtrimi nr.2

“Sytë flirtues” do t’ju ndihmojnë të parandaloni shfaqjen e rrudhave rreth syve.
- I ktheni sytë djathtas e majtas. Pastaj përsërisni atë nga e majta në të djathtë, nga lart poshtë dhe nga poshtë lart.
- Vetëm sytë tuaj duhet të lëvizin! Kocka e nofullës është e palëvizshme.
- Përsëriteni këtë ushtrim 5 herë për secilin drejtim.
Ushtrimi nr.3

Vendoseni gojën në formën e shkronjës “O”. Ju madje mund të shqiptoni me zë të lartë tingullin e shkronjës “O”.
Përsëriteni këtë ushtrim 10 herë.
Ushtrimi nr.4

Forconi mollëzat dhe faqet me këtë ushtrim.
- Tërhiqni buzët në gojë.
- Vendosni gishtat në qoshet e buzëve tuaja dhe shtypni lehtë mbi to.
- Tërhiqni qoshet e buzëve.
- Kthehuni në pozicionin themelor.
- Përsëriteni këtë ushtrim 10 herë.
Ushtrimi nr.5

Qëllimi i këtij ushtrimi është heqja e mjekrës së dyfishtë dhe tonifikimi i muskujve të qafës.
- Vendosni gjuhën tuaj dhe tërhiqeni lart.
- Kthejeni kokën përgjysmë, pastaj kthehuni djathtas.
- Ngrini mjekrën lart. Mbajeni për 10 sekonda.
- Pastaj kthehuni përsëri në pozicionin themelor dhe përsërisni të njëjtën lëvizje në drejtimin tjetër.
- Përsëriteni këtë ushtrim 5 herë në çdo drejtim.
Ushtrimi nr.6

- Hapni gojën.
- Tërhiqini buzët pas dhëmbëve.
- Mbajeni për 10 sekonda.
- Përsëriteni këtë ushtrim 15 herë.
Ushtrimi nr.7

Ky ushtrim ju ndihmon të hiqni rrudhat horizontale në ballë.
- Vendosini duart pas kokës.
- Tërhiqini pak mbrapa me duart tuaja.
- I mbani buzët në formën e shkronjës “O” dhe shikoni poshtë. Mbajeni për 10 sekonda në këtë pozicion.
- Eshtë e rëndësishme të ndjeni tensionin e ballit vazhdimisht gjatë këtij ushtrimi.
- Përsëriteni këtë ushtrim 20 herë.
Burimi: BrightSide
Lini një koment