Vezë të pjekura në furrë brenda specave

Vezë të pjekura në furrë brenda specave

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 25 minuta

Pak kalori, brenda një recete me shumë shije e ngjyra!

Ingredientët

  • 2 speca me ngjyra të ndryshme
  • 1 lugë kafe kripë
  • 1 lugë kafe piper të zi
  • 100 gram djathë të grirë mozzarella
  • 4 vezë të mëdha
  • 4 shirita proshutë të tymosur
  • 50 gram djathë çedar
  • Pak borzilok të grirë imët

Udhëzimet

1

Parangrohni furrën në 180 gradë celsius.

2

Lani specat mirë, i ndani përgjysmë dhe i pastroni nga farat. I vendosni në një tavë dhe i spërkasni me pak kripë e piper.

3

I fusni në furrë për 15-20 minuta derisa specat të piqen.

4

I nxirrni jashtë. I mbushni specat me djathë mozzarella. Thyeni nga një vezë tek secili spec.

5

I spërkasni me kripë, piper, djathë çedar dhe pak borzilok secilën.

6

Tani i fusni në furrë për 15-20 minuta derisa vezët të jenë bërë plotësisht.

7

Shijojini të ngrohta!

Lini një koment