Vezë të pjekura me salcë domateje, mozzarella dhe borzilok të freskët

Vezë të pjekura me salcë domateje, mozzarella dhe borzilok të freskët

Persona: 2
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Frymëzuar nga pica kapreze, kjo vezë e pjekur është perfekte për të nisur ditën. Është super e thjeshtë në përgatitje dhe e shijshme!

Ingredientët

  • 4-5 tul domateje
  • 6 thelpi hudhra të grimcuara
  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • ¼ filxhan me mozarela
  • ½ lugë çaji me spec të kuq pluhur
  • ½ lugë çaji piper të kuq
  • Borzilok të freskët
  • 4 vezë
  • Kripë

Udhëzimet

1

Parangrohni furrën në 200 gradë celsius.

2

Grini imët qepët dhe hudhrat.

3

Në një tas të vogël bashkoni tulin e domateve, specin e kuq, piperin e kuq dhe kripën.

4

Ndërkohë në një tigan skuqni gjalpin. Shtoni qepët dhe i lini derisa të behen transparente. Shtoni hudhrat dhe i gatuani edhe për 2-3 minuta të tjera.

5

Ndajeni masën në disa enë të vogla qeramike.

6

Tek secila prej tyre thyeni nga një vezë dhe në fund i shtoni sipër djathin.

7

I fusni në furrë për 7-8 minuta.

8

Tosti me vezë është gati për t’u shijuar!

Lini një koment