Turli shumëngjyrëshe me thjerrëza e perime

Turli shumëngjyrëshe me thjerrëza e perime

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Plot ngjyra dhe vlera ushqyese për organizmin tuaj. Mos përto ta përgatisësh sepse Neps.al ta shpejgon hap pas hapi si ta realizosh...

Ingredientët

  • 2 kunguj
  • 1 degë selino
  • 2 speca me ngjyrë
  • 1 qepë
  • 3 thelpi hudhra
  • 2 patate mesatare
  • 2 karota
  • 2 patëllxhanë
  • 1/2 gotë thjerrëza
  • 1 domate të madhe
  • 4 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 gjethe dafinë
  • uthull
  • majdanoz
  • Kripë dhe piper i zi

Udhëzimet

1

Shpëlajmë thjerrëzat dhe i vendosim për të zierë në temperaturë mesatare. Pesë minuta pasi të fillojë zierja, i largojmë dhe i kullojmë.

2

Në një tenxhere ngrohim vajin dhe kavardisim qepën të grirë hollë derisa të zverdhet. Shtojmë hudhrat të prera në copëza dhe i trazojmë së bashku për 1 minutë.

3

Fillimisht shtojmë perimet që duan më shumë kohë për zierje si për shembull karotën, patatet e më pas me radhë selinonë, patëllxhanin, kungullin, specat, domatet, të gjitha perimet të prera në kubikë.

4

Vendosim një gjethe dafine dhe thjerrëzat dhe shtojmë ujë baraz me nivelin e perimeve.

5

Rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi dhe e lëmë turlin të ziejë me kapak të mbyllur për 15 minuta.

6

Në fund, shtojmë uthull sipas shijes që preferoni dhe e shërbejmë duke e spërkatur me pak majdanoz.

Shënime

Receta marrë nga shqiptarja.com

Lini një koment