Tost me avokado dhe kërpudha të karamelizuara

Tost me avokado dhe kërpudha të karamelizuara

Persona: 2
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Ingredientët

  • 2 feta bukë integrale
  • ½ avokado e prerë në feta-feta
  • Kripë, piper i zi
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • 2 kërpudha
  • Pak hudhër pluhur
  • Borzilok i freskët (opsional)

Udhëzimet

1

Bukën e ngrohni pak sipas dëshirës.

2

I vendosni secilës disa feta avokado.

3

I shtoni sipër pak kripë dhe piper.

4

Ndërkohë në një tigan me pak vaj ulliri dhe nxehtësi mesatare skuqni kërpudhat.

5

I shtoni pak hudhër pluhur dhe i lini në zjarr për gati 10 minuta, derisa të marin një ngjyrë kafe të artë.

6

Në fund i hiqni dhe ia shtoni sipër tostit. Mund t’i shtoni pak djathë parmigiano të grirë dhe borzilok.

7

Ju bëftë mirë!

Lini një koment