Neps ka dy sugjerime maskash për ju që përgatiten lehtësisht në kushtet e shtëpisë.
Maska e parë
Ju nevojitet:
- 1 e bardhë veze
- ½ lëng limoni
Udhëzime:
- Rrihni si fillim të bardhën e vezës derisa të bëhet krejtësisht shkumë.
- Më pas shtoni lëngun e limonit, e përzieni edhe njëherë dhe më pas e aplikoni maskën në fytyrë.
- Pas 15 minutash e pastroni me një peshqir të pastër dhe lajeni fytyrën me ujë të bollshëm.
Maska e dytë
Ju nevojitet:
- 1 lugë gjelle qumësht
- 1 lugë gjelle mjaltë
Udhëzime:
- I përzieni të dy përbërësit dhe aplikojeni tek pikat e zeza. E lini maskën të thahet për 10-15 minuta dhe më pas e hiqni.
- Pasi keni provuar këto dy maska, në fund pasi e keni larë fytyrën, aplikoni disa pika lëng limoni. Kjo do të ndihmojë për të mbyllur poret tuaja.
Gjithashtu mos e mbingarkoni fytyrën tuaj me kimikate, sepse kështu lëkura juaj do të ketë tendencën të prodhojë gjithnjë e më tepër yndyrë.
Lini një koment