Të shëndetshme, të shpejta dhe të ëmbla. Ja receta e bananeve të pjekura me kanellë
4 banane
1 lugë gjelle kanellë pluhur
½ gotë ujë
1.Parangrohni furrën në 200 gradë.
2.Merrni bananet, i hiqni lëkurën dhe me ndihmën e një thike i prisni në 3 shirita të holla secilën prej tyre.
3.Merrni një tavë, vendosni një letër pjekjeje dhe sipër saj radhisni shiritat e bananeve.
4.I fusni në furrë për 30 minuta në temperaturë 170 gradë.
5.Sapo të jenë pjekur, i lini të ftohen për 20 minuta.
6.Me kujdes i rrotulloni shiritat e bananeve dhe i spërkasni me kanellë. Lagni duart me ujë që mos t’ju prishet forma e ëmbëlsirës.
7.I fusni sërish në furrë për 25 minuta të tjera.
8.I lini të ftohen dhe pas kësaj mund t’i hani menjëherë ose t’i ruani në frigorifer.
1. Në një tas të madh përziej thjerrëzat e ziera me domatet, qepën, majdanozin dhe djathin e bardhë. 2. Në një enë tjetër përziej vajin e ullirit me lëngun e limonit, kripën dhe piperin. 3. Hidhe salcën mbi sallatë...
1. Në një tas të madh, vendos kubet e shalqirit. 2. Shtoni sipër djathin e thërrmuar dhe gjethet e mentes. 3. Spërkatni me vaj ulliri dhe lëng lime. 4. Shtoni një majë kripë dhe pak piper të zi nëse...
Shtyp bananen në një tas me pirun. Shto tërshërën, gjalpin e kikirikut dhe përbërësit e tjerë. Përziej mirë derisa të formohet një masë e trashë. Me duar të pastra formo toptha të vegjël. Vendosi në frigorifer për 30 minuta...
Lini një koment