Tavë me spinaq, gjizë e vezë. Ç’të hash!

Tavë me spinaq, gjizë e vezë. Ç'të hash!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Ingredientët

  • 1 kg spinaq
  • 300 gram gjizë
  • 6 kokrra vezë
  • 1 gotë qumësht
  • 2 lugë gjelle gjalpë
  • 2-3 qepë të njoma
  • 1 tufë koper
  • 1 tufë majdanoz
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • Kripë, piper
  • pak arrë moskat

Udhëzimet

1

Si fillim skuqni qepët e njoma dhe më pas shtoni spinaqin. I trazoni mirë derisa të ulet volumi. Shtoni koperin dhe majdanozin. Nga fundi i shtoni gjizën.

2

Merrni një tavë dhe shtroni masën që përgatitët. Ndërkohë në një enë rrihni vezët me qumështin, shtoni kripë, piper dhe arrë moskat. Ia shtoni sipër tavës.

3

E fusni në furrë 30 minuta në temperaturë 200 gradë celsius. Ju bëftë mirë!

Lini një koment