Tavë me pllaqi, shije e mrekullueshme!

Tavë me pllaqi, shije e mrekullueshme!

Persona: 5
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Sa prej jush i pëlqejnë pllaqitë? Ja tek e keni një variant për përgatitjen e tyre!

Ingredientët

  • 400 gram fasule pllaqi
  • 1 qepë
  • 50 gr domate të thata
  • 250 gram pure domateje
  • 1 lugë çaji piper i kuq
  • 2 karota
  • 5-6 thelpinj hudhra
  • Kripë dhe piper i zi
  • 1 spec pikant
  • 1 lugë kafe sheqer
  • Rigon, nenexhik, dafinë
  • Vaj ulliri
  • Majdanoz

Udhëzimet

1

Lajmë mirë fasulet dhe i vendosim në një tas. I mbulojmë me ujë dhe i lëmë gjithë natën në ujë.

2

Vendosim domatet e thata në ujë për t’u zbutur.

3

Para se të gatuajmë i shpëlajmë përsëri pllaqitë dhe i vendosim përsëri për të zierë, por jo plotësisht.

4

Në një tigan të thellë ngrohim vajin e ullirit, shtojmë në të qepën dhe e kaurdisim atë derisa të zbutet.

5

Shtojmë karotat e prera në feta ose gjysmë rrathë, hudhrat e prera në copa, domatet e thata të copëtuara, purenë e domates, specin pikant.

6

I përziejmë të gjitha dhe i lëmë të marrë valë për 5 minuta. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi, 1 lugë kafe sheqer, erëzat me përjashtim të majdanozit. Shtojmë fasulet e kulluara, i përziejmë me një gotë e gjysmë ose 2 gota lëng mishi dhe transferojmë fasulet në një tavë dheu ose qeramike.

7

Vendosim tavën në furrë në temperaturë 180-190 gradë Celsius, për 25-30 minuta. Ju bëftë mirë!

Shënime

Foto dhe receta marrë nga shqiptarja.com

Lini një koment