Tavë me patate dhe spinaq, thjesht e përkryer!

Tavë me patate dhe spinaq, thjesht e përkryer!

Persona: 5
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Si ju duket si kombinim? Duhet ta provoni sa më parë!

Ingredientët

  • 1 lugë gjelle pure domateje
  • 500 gram spinaq
  • 2 qepë të vogla
  • 3 thelpinj hudhra
  • 3 patate
  • Kripë dhe piper të zi
  • majdanoz
  • 1 ½ lugë gjelle lëng limoni
  • 4 vezë
  • vaj ulliri

Udhëzimet

1

Lajmë, pastrojmë spinaqin dhe e presim atë. Qërojmë patatet dhe presim në kubikë të vegjël.

2

Grini imët qepët dhe hudhrat.

3

Në një tigan të thellë ngrohim vajin, shtojmë qepën dhe e kaurdisim atë derisa të ulë volumin.

4

Shtojmë hudhrat, patatet e prera në kubikë dhe i kaurdisim për 2-3 minuta.

5

Shtojmë 1 lugë gjelle salcë domateje, spinaqin dhe i përziejmë duke shtuar 1 lugë kafe ujë të valuar, kripë, piper të zi, majdanoz, 1 lugë gjelle lëng limoni dhe i përziejmë mirë.

6

Vendosim kapakun për 2 -3 minuta.

7

Shtojmë vezët, i lëmë derisa të mpiksen dhe e shërbejmë të ngrohtë. Ju bëftë mirë!

Shënime

Receta marrë nga shqiptarja.com

Lini një koment