Tavë e shpejtë me sallam dhe perime

Tavë e shpejtë me sallam dhe perime

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Ingredientët

  • 1 shirit sallam (modeli sipas dëshirës)
  • ½ lakër jeshile
  • Kripë, piper
  • Vaj ulliri
  • 4 patate
  • 1 qepë
  • 5 thelpi hudhra
  • 5 speca
  • 3 karota
  • 1 tufë majdanoz

Udhëzimet

1

Parangrohni furrën në 200 gradë.

2

Perimet i lani mirë dhe i prisni në copa të vogla sipas dëshirës.

3

I shtoni në një tavë dhe i marinoni me kripë, piper dhe vaj ulliri.

4

I fusni në furrë për 15 minuta.

5

Më pas i nxirrni dhe shtoni brenda edhe sallamin e ndarë me thikë në sipërfaqe.

6

Tani e fusni në furrë dhe e piqni tavën për 15 minuta të tjera. I shtoni pak majdanoz të freskët dhe shijojeni!

Lini një koment