Supë me spinaq dhe bizele, shumë e shëndetshme për trupin dhe mendjen tonë!

Supë me spinaq dhe bizele, shumë e shëndetshme për trupin dhe mendjen tonë!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 25 minuta

Ingredientët

  • 700 gram spinaq
  • 150 gram bizele
  • 2 thelpi hurdhra
  • 100 ml verë e bardhë
  • 3 domate të prera në kuba
  • 1.5 litër ujë ose lëng perimesh
  • 3 lugë gjelle me vaj ulliri
  • 1 qepë e kuqe
  • majdanoz jeshil
  • 2 lugë gjelle me lëng limoni
  • kripë, piper

Udhëzimet

1

Marrim bizelet dhe i vendosim në një tenxhere të ziejnë. Në një tenxhere tjetër ziejmë spinaqin në ujë me kripë.

2

Më pas e kullojmë dhe e presim në copa të vogla. Në një tenxhere me vaj ulliri skuqim qepën, hudhrat dhe spinaqin.

3

I shtojmë verë dhe domatet e qëruara. Më pas i shtojmë bizelet e ziera dhe 1 litër ujë. E lëmë supën të ziejë për rreth 25 minuta.

4

Rregullojeni shijen me kripë dhe piper.

5

Nga fundi i shtojmë lëngun e limonit, majdanozin dhe pak vaj ulliri sipër. Shijojeni të ngrohtë supën!

Lini një koment