Tavë Me Qumësht
Përgatitja 1️⃣ Skuqja e mishit • Në një tigan, skuqni copat e mishit me pak vaj derisa të marrin ngjyrë të artë. Vendosini në tavë. 2️⃣ Përgatitja e salcës me qumësht • Në një tas, rrihni vezët me miellin...
Sugjerojmë:
Recetë e veçantë e një supe që brenda ka edhe qofte. Duhet ta provoni pa asnjë diskutim!
Vendosim në një tas mishin e grirë, shtojmë në të 1 qepë mesatare të grirë shumë hollë, 4 lugë gjelle oriz gjysmë të zier, të bardhën e një veze, pak nenexhik të thatë.
Punojmë mirë brumin e pashaqofteve, lagim duart dhe formojmë qofte të vogla sa një arrë.
Vendosim në zjarr një tenxhere me 1.5 l ujë dhe e lëmë ujin të marrë valë.
Shtojmë në të një patate të prerë në kubikë shumë të vegjël, po ashtu dhe një karotë të prerë në fije ose në kubikë njësoj si patatet.
Shtojmë dhe pashaqoftet të pudrosura lehtë më miell. I lëmë perimet të ziejnë me qoftet për 15-20 minuta. Rrahim 2 të verdha veze, gjysmë limoni (lëngun).
I përziejmë mirë dhe i hedhim në supë. Ulim temperaturën dhe e trazojmë ngadalë që të mos pritet veza. Sa të fluskojë supa, e largojmë nga zjarri.
Shkrijmë gjalpin sipas preferencës, mund të shtoni edhe piper të kuq dhe ia shtojmë supës kur ta servirim, bashkë me majdanoz të grirë hollë.
Foto dhe receta marrë nga: shqiptarja.com
Përgatitja 1️⃣ Skuqja e mishit • Në një tigan, skuqni copat e mishit me pak vaj derisa të marrin ngjyrë të artë. Vendosini në tavë. 2️⃣ Përgatitja e salcës me qumësht • Në një tas, rrihni vezët me miellin...
1️⃣ Në një tenxhere, ngrohni vajin dhe skuqni qepën dhe hudhrën për 2-3 minuta. 2️⃣ Shtoni karrotat, patatet dhe salcën e domates. Përziejini dhe lërini të marrin aromë. 3️⃣ Shtoni thjerrëzat, kripën, piperin dhe qimnonin. Hidhni ujin ose lëngun...
1️⃣ Përgatitja e brumit Në një tas, përzieni vezët me Nutellën derisa të krijohet një masë homogjene. Shtoni miellin, pluhurin pjekës dhe kripën, duke e përzier ngadalë derisa të lidhen të gjitha përbërësit. 2️⃣ Pjekja Hidheni brumin në një...
© 2025 Neps | Një Markë e GlobalEcho Media Group
Lini një koment