Sugjerojmë:

Supë me elb dhe kërpudha. Receta nga Blerina Bombaj

Supë me elb dhe kërpudha

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Receta e supës me kërpudha dhe elb, sot vjen nga dietologia e njohur Blerina Bombaj. Shijojeni!

Ingredientët

  • ½ gotë me elb
  • lëngun e 1 limoni
  • 1 qepë të vogël
  • ½ lugë të vogël kripë
  • 1 ½ kupë karota të prera hollë
  • 1 ½ kupë selino të prerë hollë
  • 200 gr kërpudha të prera hollë
  • 2 thelpi hudhra
  • ¼ lugë të vogël rigon
  • ¼ lugë të vogël pluhur kumeli (cumin)
  • pak piper të zi
  • 9 gota lëng pule ose perimesh
  • ¼ tufë majdanoz të freskët

Udhëzimet

1

Vendosni elbin me lëngun e limonit në një enë, mbulojeni me ujë dhe lëreni gjithë natën ose të pakten 8 orë.

2

Në një tigan me vaj ulliri skuqni qepën me pak kripë. I lini të zbuten dhe më pas shtoni karotat, selinonë dhe i gatuani akoma përreth 3 minuta,.

3

Shtoni kërpudhat, hudhrën, rigonin, kumelin, piperin dhe elbin. I gatuani për 3-4 min, deri sa kërpudhat të lëshojnë lëngun e tyre.

4

Shtoni 1 gotë lëng dhe gatuajeni deri sa të humbë gjysmën e vëllimit. Shtoni 8 gotat e tjera dhe i lini për 20 minuta në zjarr të ulët.

5

I shtoni pjesën tjetër të kripës dhe majdanozin. Nëse dëshironi mund t’i shtoni edhe pak lëng limoni. Supa është gati!/Marrë nga blerinadiet.al

Lini një koment