Supë me avokado. Përgatitet brenda 5 minutave dhe nuk ka nevojë për zierje!

Supë me avokado. Përgatitet brenda 5 minutave dhe nuk ka nevojë për zierje!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 5 minuta

Bën pjesë tek supat e ftohta, prandaj nuk ka nevojë për zierje. Super, super "green" dhe e shëndetshme!

Ingredientët

  • 1 avokado (pak të butë)
  • 2 gota kos
  • 1 kastravec të qeruar
  • ½ lëng limoni
  • 2 gjethe mente
  • 1 lugë kafe kripë

Udhëzimet

1

Në një tas të madh kombinoni kosin, avokadon e prerë në copa të vogla dhe kastravecin.

2

I shtypni mirë me ndihmën e një rrahësi elektrik. Nuk duhet shtuar ujë.

3

Tani shtoni menten, lëngun e limonit dhe kripën. I trazoni përsëri.

4

E shërbeni në pjatë dhe shijojeni!

Lini një koment