Supë kremoze me thjerrëza

Supë kremoze me thjerrëza

Persona: 3
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 25 minuta

Ingredientët

  • 150 gram thjerrëza
  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • 1 qepë
  • 1 degë selino
  • 1 karotë
  • 1 litër ujë
  • Kripë, piper

Udhëzimet

1

Në një tenxhere skuqni gjalpin. Shtoni qepën. Pasi të jetë vyshkur shtoni selinonë, karotën, thjerrëzat.

2

Shtoni ujin dhe e lini supën të ziejë përafërisht 25 minuta. Nga fundi i shtoni kripën dhe piperin.

3

Pasi supa të jetë gati e fikni zjarrin dhe i kaloni sipër një blender dore për ta bërë supën kremoze.

Lini një koment