Supë kremoze me lulelakër. E lehtë dhe plot vlera ushqyese!

Supë kremoze me lulelakër. E lehtë dhe plot vlera ushqyese!

Persona: 6
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 45 minuta

Kjo supë vegjetariane e ka origjinën nga Amerika dhe një racion ju jep vetëm 130 kcal. Përse të mos e provojmë?

Ingredientët

  • 1 lulelakër e madhe
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 2 lugë çaji shafran pluhur
  • 1 lugë çaji xhinxher
  • 1 qepë e grirë imët
  • 2-3 thelpi hudhër
  • 5 gota me lëng perimesh
  • Kripë, piper të zi për shije
  • ½ tufë majdanoz të copëtuar

Udhëzimet

1

Parangrohni furrën në 200 gradë celsius.

2

Merrni një tavë dhe vendosni një letër kuzhine.

3

Lulelakrën e lani mirë dhe e ndani në copa të vogla me dorë.

4

Sipër e spërkasni me kripë, piper, shafran, xhinxher. I shtoni vaj ulliri dhe i përzieni të gjitha bashkë me dorë.

5

I fusni në furrë për 25 minuta derisa të marin një ngjyrë kafe të artë nga të dyja anët.

6

Ndërkohë në një tenxhere në zjarr mesatar, skuqni qepën derisa të zbutet. Shtoni hudhrat dhe i përzieni për 1 minutë.

7

Tani shtoni copat e lulelakrës së pjekur, lëngun e perimeve dhe i lini të ziejnë. I përzieni vazhdimisht për gati 15 minuta.

8

I hiqni nga zjarri dhe sipër i kaloni një blender dore për ta bërë supën kremoze.

9

I shtoni pak kripë e piper për të rregulluar shijen, nëse ka nevojë.

10

Shërbejeni supën e ngrohtë me pak majdanoz të freskët sipër. Ju bëftë mirë!

Lini një koment