Supë kremoze me asparag. Ilaç për mëlçinë tuaj!

Supë kremoze me asparag. Ilaç për mëlçinë tuaj!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Asparagu është shumë i çmuar për mëlçinë tuaj. Ai i jep supës një shije të veçantë plot e përplot me vlera ushqyese!

Ingredientët

  • 1 tufë asparag
  • 1 patate
  • 1 qepë
  • 3 thelpi hudhër
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 filxhan çaji qumësht (opsionale)
  • Kripë, piper

Udhëzimet

1

Në një tenxhere me vaj ulliri skuqni qepën e grirë imët.

2

Shtoni edhe hudhrat e prera imët.

3

Prisni pataten në kubik të vegjël dhe ia shtoni supës.

4

Ndërkohë lani asparagët, i hiqni pjesën e bishtit dhe ia shtoni supës së bashku me dy gota ujë të nxehtë.

5

I vini kapakun dhe prisni derisa supa të marrë valë.

6

Sapo ta shihni që perimet janë zbutur, e fikni zjarrin dhe sipër kaloni një blender dore për ta bërë supën kremoze.

7

Më pas e ndizni sërish zjarrin dhe shtoni erëzat si kripë e piper për të rregulluar shijen e supës.

8

Nga fundi, kur supa të jetë trashur pak, shtoni qumështin. E përzieni edhe njëherë dhe më pas e hiqni nga zjarri.

9

Nëse doni ta trashni më shumë supën mund t’i shtoni një lugë gjelle miell misri.

Lini një koment