Supë krem spinaqi, një “minierë” e vitaminës C

Supë krem spinaqi, një “minierë” e vitaminës C

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Forconi imunitetin tuaj me recetat e duhura. Dhe ku ka më mirë sesa një supë me spinaq në këtë drejtim?

Ingredientët

  • 500 gram spinaq
  • 1 qepë e njomë
  • 2 thelpi hudhra
  • 1 tufë kopër
  • 1 tufë majdanoz
  • 1 limon
  • Kripë, piper
  • Vaj ulliri

Udhëzimet

1

Në një tenxhere me vaj ulliri skuqni qepën e njomë të grirë imët.

2

Shtoni spinaqin që duhet ta keni larë dhe shtrydhur mirë.

3

I përzieni vazhdimisht duke i shtuar kripë dhe piper dhe hudhrat e grimcuara.

4

Tani shtoni 4 gota lëng perimesh ose 4 gota ujë dhe 1 vegetë perimesh.

5

E lini sa supa të marrë një valë.

6

Më pas e hiqni nga zjarri dhe i kaloni sipër një blender dore për ta bërë kremoze.

7

I shtoni koperin e grimcuar dhe majdanozin. Provojeni për kripën.

8

E lini edhe për 5 minuta të tjera në zjarr dhe më pas e shërbeni të ngrohtë. Ju bëftë mirë!

Lini një koment