Supë krem me kastraveca dhe kos, ideale për ditët e nxehta të verës
480 gr kastravec
800 ml lëng perimesh
60 gr qepë
100 ml kos
50 gr vaj ulliri
1 kokërr lëkurë limoni
3 gr kopër
3 gr kripë
1 gr piper
1.Për përgatitjen e kësaj recete, si fillim grini imët qepën. Më pas prijini kastravecët në copa të vogla dhe lërini mënjanë.
2.Grini imët edhe koperin dhe lëreni edhe atë mënjanë.
3.Tani filloni me përgatitjen e kremit. Hidhni në një tenxhere vaj ulliri dhe shtoni qepët e grira. Trazojini mirë deri në momentin që të skuqen mirë dhe më pas shtoni një garuzhde ujë.
4.Shtoni kastravecët e prerë në copa të vogla dhe lëreni të gatuhen për disa minuta, duke i trazuar gjatë gjithë kohës me një spatul.
5.Më pas shtojini lëngun e nxehtë të perimeve, koperin e grirë dhe mbulojeni tenxheren me një kapak.
6.Lërini përbërësit të ziejnë në zjarr mesatar për rreth 20-25 minuta.
7.Më pas fikni zjarrin dhe transferoni të gjithë masën e përgatitur në një mikser.
8.Frulojini këta përbërës deri në momentin që të përftohet një masë kremoze dhe homogjene.
9.Hidheni kremin e krijuar në një tas dhe grijini sipër lëkurën e një limoni, shtojini kripë dhe piper.
10.Shtojini dhe kosin kremoz, trazojini deri sa të gjithë përbërësit të jenë bashkuar.
11.Kremi me kastraveca dhe kos është gati për t’u shërbyer.
Ngrohni furrën në 175°C dhe lyeni një tavë pjekjeje (rreth 28×43 cm) me pak vaj. Përzieni mbushjen. Në një tas të madh bashkoni mishin e grirë, vezën, bukën, qepën, domaten, hudhrën, salcën e specit, mustardën, kripën dhe piperin. Përziejini...
Ky topth djathi në formë kungulli është një antipastë argëtuese që mund ta përgatisni për Halloween. Mund të përdorni çdo lloj djathi që preferoni. Përgatit përbërësit. Vendosi të gjithë në tavolinë që t’i kesh gati. Përziej djathërat. Në një...
Këto mini torta me sy qershie janë ëmbëlsira perfekte për t’i dhënë një prekje të frikshme festës suaj të Halloween-it. Të përgatitura me brumë për byrek të gatshëm dhe me mbushje qershie, janë shumë të lehta për t’u bërë,...
Lini një koment