Supë krem brokoli me patate dhe krem djathi

500 gram lule brokoli
2 patate
1 qepë
1 lugë gjelle krem djathi
1 lugë erëza në vaj (koper,majdanoz,nenexhik dhe hudher e njomë)

1.Në një tenxhere me pak vaj ulliri kaurdisim qepën, shtojmë patatet e prera dhe vazhdojmë kaurdisjen sa të zbuten.
2.Shtojmë brokolin, ujë dhe kripë sa të mbulohen plotësisht. E ziejmë supën 15 minuta dhe më pas e bluajmë me blender.
3.Shtojmë erëzat, kremin e djathit dhe e bluajmë përsëri. E shijojmë të ngrohtë me pak vaj ulliri dhe bukë të thekur sipër. Ju bëftë mirë!

Lini një koment