Supa e së hënës me fileto pule dhe kërpudha

Supa e së hënës me fileto pule dhe kërpudha

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 35 minuta

Shumë e thjeshtë, shumë e shijshme!

Ingredientët

  • 350 gram fileto pule
  • 12 kërpudha
  • 1/2 lëng limoni
  • 2 lugë gjelle miell
  • 2 karota
  • 1 tabletë me koncentrat perimesh
  • 1/2 tufë majdanoz
  • 1 filxhan kafe vaj ulliri

Udhëzimet

1

Në një tigan me vaj ulliri skuqni fileton e pulës të prerë në kubik të vegjël me pak kripë e piper.

2

Pas 5 minutash shtoni karotat e prera në copa të vogla dhe kërpudhat gjithashtu.

3

I përzieni mirë, shtoni 1.5 litër ujë dhe e lini të marrë valë. Ndërkohë në një filxhan të vogël me ujë të nxehtë tresni tabletën dhe ia shtoni tenxheres më pas.

4

Nga fundi, kur ta shikoni që supa ka zierë mjaftueshëm, skuqni në një tigan me 2 lugë gjelle vaj ulliri, miellin. E trazoni shpejt dhe e shtoni tek supa në tenxhere.

5

Në fund i shtoni lëngun e limonit dhe majdanozin e grirë imët.

6

Shërbejeni të ngrohtë dhe shijojeni. Supa me fileto dhe kërpudha është gati amvisa!

Lini një koment