Studimi i ri: Mishi nuk dëmton shëndetin, madje mund të mbrojë nga kanceri

Një studim i ri nga McMaster University në Kanada ka hedhur poshtë idenë e përhapur prej vitesh se konsumimi i mishit është i rrezikshëm për shëndetin. Sipas hulumtimit, ngrënia e mishit nuk lidhet me rrezik më të madh vdekjeje, madje mund të ketë një efekt mbrojtës kundër vdekjeve që shkakton kanceri.

Studiuesit analizuan të dhënat e gati 16 mijë personave mbi moshën 19 vjeç, duke parë se sa proteina shtazore dhe bimore konsumonin dhe si ndikonin këto zakone ushqimore në shëndetin afatgjatë. Rezultatet treguan qartë: as proteina shtazore dhe as ajo bimore nuk rrisin rrezikun për t’u prekur nga sëmundje të rënda. Përkundrazi, mishi mund të ndihmojë në uljen e rasteve të vdekjes nga kanceri.

Ekspertët theksojnë se ky është një lajm i rëndësishëm, pasi shpesh ka shumë konfuzion rreth dietës dhe proteinave, sa duhet të hamë, çfarë lloji dhe çfarë ndikimi kanë në organizëm. Ky studim tregon se mishi, kur konsumohet në mënyrë të balancuar, mund të jetë pjesë e një stili të shëndetshëm ushqimi.

Mesazhi është i qartë: nuk është mishi ai që na sëmur, por mënyra si ushqehemi në tërësi. Një dietë e ekuilibruar, ku kombinohen si proteina shtazore ashtu edhe bimore, është çelësi për shëndet dhe jetëgjatësi.

Lini një koment