Speca të mbushura me vezë, perfekte për vaktet tuaja të shpejta!

Speca të mbushura me vezë, perfekte për vaktet tuaja të shpejta!

Persona: 6
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 15 minuta

Një mënyrë e re e shijimit të specave pa mishin dhe qepën e zakonshme me të cilën jemi mësuar t'i konsumojmë. Hidhini një sy...

Ingredientët

  • 3 speca të mëdhenj (ngjyra sipas dëshirës)
  • 6 vezë
  • Opsione për mbushjen:
  • 1 qepë e kuqe
  • 100 gram domate qershizë të ndara përgjysmë
  • 100 gram ullinj
  • 150 gram djathë të bardhë të grimcuar
  • 150 gram djathë çedar të grirë imët
  • 150 gram bacon
  • 125 gram misra të gatshëm
  • Kripë, piper

Udhëzimet

1

Parangrohni furrën në 200 gradë celsius.

2

Ndani specat përgjysmë në formë simetrike, i largoni farat dhe i lani specat mirë.

3

Merrni një tavë dhe radhisni në të specat.

4

I shtoni sipër vaj ulliri, kripë, piper dhe i fusni në furrë për 10 minuta.

5

Sapo specat të jenë gati i nxirrni dhe thyeni sipër nga një vezë.

6

I shtoni sipër domate, qepë, ullinj, djathin, bacon dhe misrat.

7

Tani i fusni në furrë edhe për 15 minuta të tjera dhe pas kësaj mund t’i shijoni!

Lini një koment