Speca të mbushur me mish pule, një drekë e shpejtë dhe e mirë!

Speca të mbushur me mish pule, një drekë e shpejtë dhe e mirë!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Ingredientët

  • 2 lugë gjelle me vaj luledielli
  • 2 qepë të grira imët
  • 2 filxhanë oriz
  • 1 pulë e vogël ose fileto pule
  • 4 thelpi hudhra të grira imët
  • pak kripë
  • 1 lugë kafe piper i kuq
  • 10 speca të kuq

Udhëzimet

1

Në fillim parangrohni furrën në 200 gradë Celsius.

2

Në një tigan të madh me vaj do të skuqni mishin e pulës të prerë në pjesë të vogla, me qepën, hudhrat deri në 5 minuta.

3

Mos harroni t'i shtoni kripën dhe piperin e kuq.

4

Tani shtoni orizin dhe 1 gotë ujë. Sapo orizi të jetë zbutur disi filloni e mbushni specat.

5

Sigurohuni që t'i keni larë mirë specat. Futini në furrë për t'i pjekur deri në 30 minuta. Ju bëftë mirë!

Lini një koment