Spaghetti me salcë brokoli

Spaghetti me salcë brokoli

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Nëse i përgatisni salcat e makaronave vetë, do të jeni të bindur për cilësinë dhe shijen e tyre!

Ingredientët

  • 1 pako makarona spaghetti
  • 200 gram brokoli
  • 150 gr djathë parmigiano të grirë imët
  • 50 ml vaj ulliri
  • kripë, piper
  • 1 tufë majdanoz

Udhëzimet

1

Në një tenxhere me ujë të valuar vendosni brokolin për të zierë. Më pas i kaloni në një blender dhe i shtoni djathin parmigiano.

2

Shtoni kripën, piperin, majdanozin dhe vajin e ullirit. I trazoni mirë dhe kështu sapo përgatitët një salcë.

3

E vendosni salcën në një enë të thellë. Sipër i shtoni makaronat e ziera më parë.

4

Shërbejini në një pjatë dhe sipër i shtoni pak djathë të grirë. Ju bëftë mirë!

Lini një koment