Sot për drekë: Biftek me salcë kërpudhash. Pjatë kremoze dhe me shije të mirë!

Sot për drekë: Biftek me salcë kërpudhash. Pjatë kremoze dhe me shije të mirë!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 15 minuta

Ingredientët

  • 3-4 biftek viçi (varësisht numrit të personave)
  • ½ filxhan me gjalpë me kripë
  • 2 lugë gjelle hudhër e grimcuar
  • 2 filxhan me panna kuzhine
  • 1 lugë e gjysmë çaji me kripë
  • 1 lugë çaji me piper të zi pluhur
  • 1 pako kërpudha të prera në copa të vogla
  • Degë rozmarine
  • Kripë, piper të zi për të marinuar mishin

Udhëzimet

1

Filloni duke marinuar mishin me kripë e piper të zi, para dhe mbrapa.

2

Ngrohni tiganin dhe skuqni gjalpin. Shtoni vajin e ullirit dhe hudhrat.

3

Vendosni për të skuqur bifetekun, por jo plotësisht. Më pas i hiqni, i mbuloni me letër alumini dhe i lini mënjanë.

4

Në po të njëjtin tigan, pas 30 sekondash shtoni edhe kërpudhat.

5

Sapo këpudhat të zbuten shtoni panën e kuzhinës, pak kripë, piper dhe e lini në zjarr derisa salca të trashet disi.

6

Tani shtoni copat e biftekut dhe i zhysni në salcë në mënyrë që të gatuhen mirë.

7

Pas gati 10-12 minutash ato do të jenë gati.

8

I shërbeni të ngrohta me një degë rozmarinë sipër. Ju bëftë mirë!

Lini një koment