Sorbeto limoni, gati në 5 minuta!

Sorbeto limoni, gati në 5 minuta!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 5 minuta

Ingredientët

  • 130 ml lëng limoni
  • 250 ml ujë
  • 30 gram të bardha vezësh
  • 170 gram sheqer pluhur

Udhëzimet

1

Rrihni vezët derisa të bëhen shkumë. Ndërkohë që i rrihni shtoni sheqerin pluhur dhe vazhdoni t'i përzieni. Sapo masa të jetë bërë e bardhë dhe me shkumë ndaloni procesin.

2

Bashkojmë lëngun e limonit me ujin dhe më pas e kombinojmë me vezët e rrahura. Lëngu i limonit nuk duhet të përmbajë as tule as bërthama.

3

Shtojani shkumës duke i trazuar pak nga e pak, në mënyrë që përbërja të mbetet e butë.

4

Vendoseni masën në një enë metalike dhe më pas e lini në ngrirje për 2-3 orë.

5

Para se ta servirni kalojeni në blender dhe e shërbeni në gota të futura më parë në ngrirje.

6

Zakonisht rekomandohet pasi keni konsumuar vakte të bollshme.

Lini një koment