E dije që ananasi rritet në shkurre dhe jo...
Ananasi është një nga frutat tropikale më të dashur në botë, por mënyra se si rritet shpesh mbetet një surprizë për ata që nuk e kanë parë nga afër. Në vend që të zhvillohet në një pemë, si shumë...
Sugjerojmë:
Macaroons, ëmbëlsirat e dashura dhe të rafinuara të traditës pariziene kanë pushtuar botën dhe kanë mbërritur pothuajse në gjithë pastiçeritë shqiptare. Të bukura, pastel, nepsndjellëse, por në shije janë shumë larg asaj origjinale të recetës franceze. Megjithatë, nuk është nevoja të shkojmë deri në Francë për të provuar shijen e vërtetë të macaroon-s, sepse kemi zbuluar një vend mu në mes të Tiranës ku bëhen macaroons-a që shkrihen në gojë dhe kanë shijen e pagabueshme të recetës së vërtetë të kësaj ëmbëlsire.
https://www.instagram.com/p/BuzKpJQHDvS/
Ky vend quhet “Past’el Pastry and Bakery Shop” dhe përveç macharons-ave, shefat e kualifikuar dhe të trajnuar në seminaret më prestigjoze të botës së pastiçerisë, përgatisin torta të një niveli tjetër, delikate në pamje dhe në shije, që nga ato me pastë sheqeri deri tek torta e famshme ‘Mr.Coco’ me kokos për t’i bërë ditëlindjet e festat më të ëmbla e me një shije unike.
Pse “Past’el Pastry and Bakery Shop” është një pastiçeri e një niveli tjetër në Tiranë? Sepse gjithçka që prodhohet aty vjen me një risi dhe e përmirësuar në shije e dekor, prandaj aty do të shihni ëmbëlsira e prodhime brumi që nuk i gjeni rëndom në pastiçeritë e furrat e tjera të qytetit.
Dhe meqë jemi tek prodhimet e brumit, tek ‘Pastel’ do të gjeni bukë shtëpie pa maja, të përgatitura me brumë të ardhur, ashtu siç i bënin gjyshet tona dikur e që për hir të së vërtetës i gjen në pak furra në Tiranë.
Brioshët gjithashtu vijnë me një shije të veçantë, sipas një recete autentike belge të sjella nga mjeshtra të pastiçerisë. Muffins dhe ‘donuts’, petullat e famshme amerikane me mbushjen dhe dekorin e tyre fantastik do të kthehen në të preferuarat tuaja për mëngjes, sapo të vizitoni këtë vend.
Dhe nëse ndiheni në faj për kaloritë që merrni nga një sanduiç, nuk do t’ju ndodhë më kur të provoni ata me brumë buke, përbërës krejtësisht të freskët e natyralë që prodhon ‘Pastel Pastry and Bakery Shop’.
Për ta mbyllur duke u freskuar pak, meqë ka mbërritur edhe vapa, si thoni për një akullore me stika, fruta ekzotike ose red bull? Nuk i keni provuar? Epo është koha të njiheni me to tek ‘Pastel Pastry and Bakery Shop’ të cilin e gjeni tek Komuna e Parisit.
Ananasi është një nga frutat tropikale më të dashur në botë, por mënyra se si rritet shpesh mbetet një surprizë për ata që nuk e kanë parë nga afër. Në vend që të zhvillohet në një pemë, si shumë...
1. Në një tas të madh, vendos kubet e shalqirit. 2. Shtoni sipër djathin e thërrmuar dhe gjethet e mentes. 3. Spërkatni me vaj ulliri dhe lëng lime. 4. Shtoni një majë kripë dhe pak piper të zi nëse...
Fillojmë duke ndarë të verdhat e vezëve nga të bardhat. Në një tas, rrahim të verdhat me sheqerin derisa të krijohet një masë kremoze dhe e hapur në ngjyrë. Shtojmë mascarponen dhe e përziejmë ngadalë derisa të bëhet një...
© 2025 Neps | Një Markë e GlobalEcho Media Group
Lini një koment