Nga rastet e raportuara dhe të diagnostikuara me COVID-19 është vënë re që simptomat e për pasojë komplikacionet e shkaktuara nga ky virus mund të jenë nga më të lehtat e deri tek më të rëndat madje edhe koha e shfaqjes së tyre varion nga 2-14 ditë pas ekspozimit ndaj virusit.
E megjithatë, simptomat më karakteristike që mund të sinjalizojnë praninë e COVID-19 janë:
–Ethe
–Kollë
–Vështirësi në frymëmarrje
Në rastet kur simptomat janë të lehta, pra komplikacionet e shkaktuara tek pacienti janë plotësisht të menaxhueshme, rekomandohet izolimi në ambientet e shtëpisë, por njëkohësisht ruajtja e kontakteve telefonike me mjekun me qëllim monitorimin e simptomave.
Ndërkohë duhet të kontaktoni menjëherë për të marrë kujdes mjekësor të specializuar:
-Vështirësi në frymëmarrje
-Dhimbje të vazhdueshme ose presion në gjoks
-Konfuzion dhe pamundësi për të qëndruar në këmbë
-Ndryshim i ngjyrës së buzëve (blu)
Nëse e keni të mundur, mbuloni rrugët e frymëmarrjes para se të vijë ndihma mjekësore.
Lini një koment