Si t’i trajtoni variçet në mënyrë ekonomike dhe nga komoditeti i shtëpisë suaj

Variçet janë një problem i zakonshëm, sidomos për gratë pas të 40-ave. Shkaqet kryesore janë qarkullimi i dobët i gjakut, qendrimi për orë të gjata në këmbë, mbipesha etj.

Nëse i keni variçet në fazë të rënduar, padyshim gjëja e parë që duhet të bëni është të vizitoni mjekun përkatës. Në raste të tjera, mund të aplikoni edhe disa maska të momentit që do t’i zbehin disi ato dhe madje do ju qetësojnë nga dhimbjet (nëse keni).

Alternativa e mëposhtme kërkon vetëm tre përbërës nga dollapi i kuzhinës suaj.

Hidhini një sy sugjerimit të Nepsit:

Ju duhen: 

  • 2 karota
  • 2 lugë gjelle uthull molle
  • 4 lugë gjelle xhel aloe vera

Çfarë duhet të bëni: 

  • I përzieni të treja bashkë në një blender, derisa të merrni një masë homogjene.
  • Ngroheni pak në mikrovalë.
  • Aplikojeni në zonën e prekur me variçe dhe fërkojeni me majat e gishtave.
  • Lëreni të veprojë për të paktën 30 minuta, pastaj shpëlajeni me ujë të ftohtë./neps.al 

Lini një koment