Shfaqja e qeseve nën sy mund t’ju bëjë të dukeni më të vjetër dhe të lodhur. Edhe pse ato janë më së shumti të lidhura me moshën, mund të ndodhin për shkak të gjumit të dobët dhe lodhjes.
Këtu në Neps.al ju tregojmë 3 metoda të thjeshta, për të zbehur gjurmët e tyre.
Bustinat e çajit

Çaji përmban taninë natyrale, e cila është një diuretik i butë dhe ka kohë që përdoret nga gjyshet apo modelet për të ulur sytë e fryra. 2 bustina çaj në ujë të ngrohtë, i ftohni për disa minuta në frigorifer. Vendosni përreth 5 minuta, një qese çaji për një sy. Lëkura poshtë tyre do të ndihet më e freskët.
Avokado

Lodhja shpesh shkakton qese të errëta nën sy dhe mund të shtojë vite në pamjen tuaj. Për të zhdukur këto qese të errëta, vendosni feta avokado të pjekur poshtë syve.
Kastravec

Nëse sytë tuaj janë të kuq dhe të fryrë, merrni 2 feta të kastravecit të ftohtë, shtrihuni dhe vendosni një fetë për çdo sy për 30 minuta./neps.al
Lini një koment