Si të heqim qafe shijen e keqe që na lënë disa ushqime në gojë
Ngrënia e një pjate që ka si përbërës hudhrat apo qepët mund të ketë pasoja. Shija e tyre na qëndron në gojë edhe disa orë pas përfundimit të vaktit dhe s’ka rëndësi fare se sa aromatizues për frymëmarrjen mund të përdorim.
Po çfarë e shkakton këtë shije të keqe dhe a ka ndonjë mënyrë për ta hequr qafe atë?
Sipas ekspertes Cordelia Running, këto shije shkaktohen nga ‘pjesëza të vogla të stimujve të shijes që mund të qëndrojnë përreth: mbetjet fizike të ushqimit që ngecin në gojë për shembull ose molekula që mbeten tek pështyma ose mukusi.’
Ushqimet e fuqishme si hudhra dhe qepa mund të lënë një shije të pakëndshme më të gjatë në kohë pasi molekulat e lidhura me shijen dhe aromën e tyre mund të hyjnë në qarkullimin e gjakut dhe të qarkullojnë në gjithë trupin sipas saj.
‘Pasi të qarkullojnë në gjak, këto substanca mund të kalojnë tek lëngjet mes qelizave tuaja, duke hyrë tek pështyma dhe djersa e duke kontribuar potencialisht në një shije apo erë të qëndrueshme’, shpjegon ajo. Këto komponime kalojnë gjithashtu tek mushkëritë dhe fytit para se të dalin mes gojës, madje janë aq të forta këto substanca sa edhe lëngu amniotik tek gratë shtatzëna mund të ketë një shije tjetër pasi të keni ngrënë hudhër.
Kur hamë qepë ose hudhra të gjalla, ne dëmtojmë qeliza, pasi lëshojmë enzima që janë të pranishme në ato ushqime të cilat bimët i kanë zhvilluar për t’u mbrojtur dhe u japin qepës dhe hudhrës aftësitë e tyre djegëse.
Larja e dhëmbëve dhe përdorimi i fillit dentar janë vija e parë e mbrojtjes për të larguar shijen e keqe të tyre pasi largojnë mbeturinat fizike të mbetura në gojë. Por nëse këto ushqime kanë kaluar në gjak, nuk ka furçë dhëmbësh që mund t’ju shpëtojë nga era e keqe.
Mund të provoni t’i eliminoni këto shije duke përdorur aroma të tjera, por miksimi i aromave rrezikon një përzierje që shkakton akoma më shumë ‘pakënaqësi’. Një studim i vitit 2016 sugjeron se mollët, gjethet e mentes ose sallata jeshile bëjnë pjesë tek ushqimet më të mira për të shpëtuar nga këto shije të këqija. Majdanozi dhe qumështi funksionojnë gjithashtu sipas blogut të kimisë Compound Interest.
E gjitha kjo po thuajse varet nga fakti se sa mirë e keni përtypur ushqimin, sa shpejt e ka transferuar stomaku drejt zorrëve dhe sa shpejt do kalojë nëpër zorrë. Ekziston një gamë e madhe variabiliteti.
Si me shumicën e gjërave, parandalimi është ilaçi më i mirë. Gatimi i neutralizon disi enzimat dhe lë një shije që ndihet shumë më pak.
Kurë natyrale për pastrimin e enëve të gjakut me limon, hudhër dhe ujë. Kjo përgatitje ka për qëllim të ndihmojë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe shëndetit të përgjithshëm kardiovaskular. Përgatitja: 1. Kombinoni 4 limona (me gjithë lëkurë,...
A ndiheni shpesh të lodhur gjatë ditës? Për t’u ndier energjikë dhe produktivë, nuk keni nevojë për kafe ose pije energjike. Duke bërë disa ndryshime të vogla në rutinën tuaj të përditshme, mund të rrisni energjinë natyralisht dhe të...
Duke jetuar në një botë plot me ushqime të shpejta dhe tundime të përditshme, ndonjëherë të ushqyerit shëndetshëm mund të duket e vështirë. Megjithatë, me disa ndryshime të vogla në rutinën tuaj, mund të përmirësoni ushqyerjen pa sakrifikuar shijen...
Lini një koment