Ardhja e stinës së pranverës, me luhatjen e temperaturave si dhe polenet e shumtë që fillojnë të qarkullojnë në ajër bën që të shtohen simptomat e alergjisë. Bëhet fjalë për simptoma qe lidhen me rruget tona të frymëmarrjes, të cilat mund të përkeqësohen në këtë periudhë të vitit. Por, në situatën e vështirë globale që po kalojmë në lidhje me përhapjen e gjerë të COVID-19 dhe simptomat e shfaqjes së këtij virusi, pacientet shpesh ngrenë pikëpyetje dhe nuk arrijnë të dallojnë qartë simptomat/shenjat e alergjisë nga ato të COVID-19.
Në përgjithësi alergjitë shkaktojnë simptoma që prekin hundët të tilla si tështima, rrjedhje të ujshme apo bllokim të hundëve, të shoqëruara me të kruara të hundëve, të fytit dhe të syve, si dhe skujqe apo lotim të shprehur. Kolla është një simptomë e rëndësishme e alergjisë, e cila kur shoqërohet me vështirë si në frymëmarrje apo fishkëllima në gjoks, flet për një rëndim të astmës.
Duhet theksuar se alergjia nuk shkakton ethe apo rritje të temperaturës trupore, qe është edhe një ndër simptomat tipike të COVID-19. Pavarësisht faktit që disa simptomat të COVID-19 mund të ngjasojnë me ato të alergjisë vlen të theksohet se ka diferenca të shumta midis tyre.
Simptomat me karakteristike te COVID-19 janë:
• Temperaturë
• Kollë e thatë
• Vështirësi në frymëmarrje
• Dhimbje koke, dhimbje trupi
COVID-19 mund të përhapet me anë të spërklave kur kollitemi apo tështitemi dhe nuk respektojmë distancën e duhur nga të tjerët, si dhe nga kontakti nëpërmjet duarve.
Simptomat e alergjive sezonale variojnë nga të lehta në të rënda. Pacientët në përgjithësi janë mësuar me karakterin sezional të tyre. Për ata që vuajnë nga alergjia nga polenet simptomat shtohen kur dalin në ambjentet e jashtme, qoftë edhe në ballkon apo oborr, veҫanërisht në ditët me diell. Pacientët me alergji nga ambjentet e mbyllura, përbëjnë shumicën e alergjikëve dhe rrezikojnë më shumë të rëndohen në këtë situata, kjo për faktin se në këto kohë do ju duhet të kalojnë shumicën e kohës në shtëpi. Tek kjo kategori mund të vërejmë shtim të simptomave gjatë ditëve me shi.
Simptomat më të zakonshme të alergjisë përfshijnë:
• Tështitje
• Rrjedhje ose bllokim i hundëve
• Kruarje, skuqje dhe lot nga sytë
• Kruarje hundësh, fyti ose të kanalit të veshëve
• Bllokim të veshëve
Simptoma më pak të zakonshme të alergjisë përfshijnë:
• Vështirësi (mbajtje) në frymëmarrje
• Fishkëllimë në kraharor gjatë frymëmarrjes
• Kollë
Alergjitë shkaktohen si përgjigje e sistemit tonë imunitar ndaj një substance të huaj dhe nuk janë ngjitëse. Me anë të mjekimeve të rekomanduara nga mjeku specialist alergolog ju mund të trajtoni simptomat e alergjisë.
Medikamentet që përdoren për alergji apo astmë janë medikamente që nuk rrisin rrezikun e infektimit nga COVID 19. Eshtë e këshillueshme që në këtë periudhë të vazhdoni te merrni mjekimet e rekomanduara nga mjeku juaj si dhe te qëndroni në kontakt me mjekët specialist në rast përkeqësimi të simptomave.
Marrë nga “Spitali Hygea”, faqja zyrtare në Facebook
Hiperglicemia është një term për sheqerin e lartë në gjak, një gjendje e zakonshme e diabetit. Glukoza, ose sheqeri në gjak, vjen nga ushqimi që hani dhe është burimi kryesor i energjisë për trupin tuaj. Glukoza natyrisht rritet dhe...
Të qenurit nënpeshë mund të jetë shqetësuese nëse është rezultat i të ushqyerit keq ose nëse je shtatzënë ose ke shqetësime të tjera shëndetësore. Për persona të caktuar mund të mjaftojë shtimi i sasisë së ushqimit për të ndryshuar...
A ka ndjesi më të keqe kur zgjohesh nga gjumi me grykën e thatë, pa zë, dhe të dhemb ede kur kalon pështymën…? Zyrtarisht je sëmurë. Por ndonëse oreksi mund të të jetë prerë, të ushqehesh siç duhet veçanërisht...
Lini një koment