Si të bëni sallatën më të thjeshtë me makaronat e mbetura nga dje

Si të bëni sallatën më të thjeshtë me makaronat e mbetura nga dje

Persona: 6
Koha e përgatitjes: 8 minuta Koha e gatimit: 15 minuta

Mos i hidhni makaronat e mbetura. Receta e radhës e Nepsit, ju tregon si t'i shfrytëzoni ato në mënyrë të zgjuar për vaktin e radhës

Ingredientët

  • Për salcën:
  • ½ filxhan me vaj ulliri
  • ¼ filxhan me verë të kuqe
  • 1 thelpi hudhër e grimcuar
  • Pak kripë dhe piper
  • Për sallatën:
  • 1 qepë e kuqe e prerë në rrathë të vegjël
  • 8 domate qershi
  • 1 kastravec prerë në copa të vogla
  • 4 toptha mozzarella
  • Një dorë ullinj të zi (hiqjani bërthamën)
  • ½ tufë majdanoz i freskët i copëtuar

Udhëzimet

1

Për përgatitjen e salcës përzieni dhe rrihni gjithë përbërësit e specifikuar tek receta.

2

Merrni një tas të madh dhe shtoni në të makaronat.

3

Sipër i shtoni të gjithë përbërësit e tjerë të sallatës dhe i përzieni mirë.

4

Në fund i shtoni edhe salcën marinuese, i përzieni për herë të fundit dhe sallata është gati. Shijojeni!

Lini një koment