Si të bëni një locion të freskët trupi në kuzhinën tuaj
Përdorimi i një locioni trupi të sigurt dhe të shëndetshëm nuk ka rëndësi vetëm për lëkurën, por për shëndetin në përgjithësi sepse lëkura përthith çdo gjë për ta transportuar në qarkullimin e gjakut e më tej në mëlçi, veshka dhe organe të tjera vitale. Prandaj është e rëndësishme përmbajtja e tij e sigurt.
Nëse keni dyshime për përmbajtjen e locioneve të ndryshme në treg, përgatisni tuajin, sipas nevojave dhe preferencave personale.
Do t’ju mjaftojnë vetëm 4 përbërës për të mbajtur lëkurën të bukur, të ushqyer, e të hidratuar. Si fillim, duhet të zgjidhni një vaj të dobishëm për lëkurën tuaj. Për shembull, vaji i bajameve është shumë i mirë për hidratimin dhe pastrimin e lëkurës.
Vaji i avokados është gjithashtu një lloj vaji që siguron ushqyerje të lëkurës dhe është i pasur me acide yndyrore omega 3 të cilat e ndihmojnë lëkurën të ketë një pamje të re.
Vaji i jojobës është i pasur me vitamina e minerale, duke siguruar ushqyerjen e plotë të lëkurës. Vaji i arganit është i pasur me vitaminë E e cila mbron lëkurën nga radikalet e lira. Mund të përdorni gjithashtu vaj ulliri, vaj kokosi, etj.
Duke qenë se këtë vajra janë natyralë, përshtaten shumë mirë me kiminë e trupit tuaj. Ata përthithen lehtësisht nga lëkura që do të thotë se nuk do të keni atë ndjesinë vajore që locionet komerciale lënë në lëkurë. Locioni i bërë në shtëpi është për përdorim të rregullt dhe i sigurt:
Përbërësit:
½ gote nga vajrat për të cilat folëm më sipër
¼ gote ujë të ngrohtë
3 lugë gjelle dyllë blete
5-10 pika nga vaji juaj esencial i preferuar (jasemin, limon, vanilje, livandë, etj)
Materialet:
Rende
Një tas i madh qelqi
Një tenxhere
Lugë druri
Procesor ushqimesh
Procedura:
Mbushni tenxheren përgjysmë me ujë dhe vendoseni të ziejë.
Ndërsa prisni ujin të ziejë, grini dyllin e bletës në rende.
Bashkojeni dyllin e bletës me vajin që do të përdorni për locionin në tasin prej qelqi.
Kur uji në tenxhere të marrë valë, vendosni në të tasin e qelqit për të krijuar efektin banjëmari.
Përdorni një lugë druri për të përzier përbërësit në tas. Nxehtësia duhet të jetë mesatare.
Kur përbërësit në tas të kenë shkrirë komplet, hiqini nga nxehtësia.
Në procesorin e ushqimeve shtoni ujin e ngrohtë. Ndizeni atë dhe shtoni ngadalë përbërjen e shkrirë të dyllit të bletës dhe vajit.
Shtoni gjithashtu pikat e vajit esencial të preferuar.
Transferojeni locionin në një kavanoz të pastër dhe përdoreni./neps.al
Për të rriturit që vuajnë nga intoleranca ndaj laktozës, konsumimi i qumështit të fermentuar mund të eliminojë ose të zvogëlojë ndjeshëm simptomat e këtij problemi. Studiuesit besojnë se mikroorganizmat e pranishëm në këtë produkt të fermentuar – i njohur...
Luleshtrydhet prishen shpejt, por me këtë truk të thjeshtë mund t’i mbani të freskëta për disa ditë më shumë: 1️⃣ Shpëlajini me uthull të holluar – Përzieni 1 filxhan uthull molle ose të bardhë me 3 filxhanë ujë dhe...
Nëse nuk keni një ndarës vezësh, ky truk i thjeshtë do t’ju ndihmojë: 1️⃣ Metoda e shishes plastike – Thyejeni vezën në një tas. Merrni një shishe plastike bosh, shtrydheni pak dhe vendoseni grykën mbi të verdhën. Lëshoni shtrëngimin...
Lini një koment