Përkëdheleni veten me këtë recetë kripërash me lule për vaskën. Mineralet e kripës ndihmojnë në çlirimin e stresit dhe detoksifikimin e trupit ndërsa vajrat esencialë dhe lulet e thata kanë veti rigjeneruese për lëkurën dhe shpirtin tuaj.
Përbërësit:
1 filxhan kripë Epsom (kristalore)
1 filxhan kripë himalajane rozë
1 filxhan kripë nga Deti i Vdekur
2 lugë gjelle vaj bajamesh
2 lugë gjelle sodë buke
20 pika vaj esencial sipas dëshirës
1 lugë gjelle petale të thata trëndafilash
1 lugë gjelle kalendula të thata
1 lugë gjelle kamomil i thatë
Hidhni në një enë kripën Epsom. Ajo është një miks i magnezit dhe sulfateve—minerale të cilat absorbohen lehtësisht nga lëkura. Magnezi redukton inflamacionin ndërsa sulfatet nxjerrin toksina nga trupi.
Shtoni kripën himalajane rozë. Ajo forcon imunitetin, largon toksinat dhe ushqen lëkurën.
Shtoni kripën e Detit të Vdekur. Njerëzit nga gjithë bota shkojnë në Detin e Vdekur për t’u zhytur në ujërat e mrekullueshëm të tij me veti terapeutike si kyçet e ënjtura, problemet e lëkurës apo edhe për ta ndihmuar lëkurën të duket më e re.
Shtoni sodën e bukës. Është një aleat i shkëlqyer në rutinën e bukurisë. Ndihmon në balancimin e pH të lëkurës dhe e ndihmon të jetë e mendafshtë. Përzieni gjithë elementët së bashku.
Shtoni vajin esencial. 15-20 pika nga vaji juaj i preferuar esencial bashkojini me dy lugë vaj bajameje dhe shtojini tek kripërat. Vajrat esenciale janë shumë të fuqishëm dhe mund të irritojnë lëkurën, për këtë arsye kombinohen me një vaj tjetër.
Shtoni lulet e thata. Përveç se të bukura ato kanë dhe veti terapeutike që e transformojnë një banjë të zakonshme në një përvojë SPA-je. Për shembull, trëndafilat rigjenerojnë lëkurën, kamomili redukton skuqjen dhe qetëson lëkurën, livanda çliron stresin dhe tensionin, kalendula është një anti-inflamator. Ato i gjeni të thata në farmaci ose supermarkete.
Për të rriturit që vuajnë nga intoleranca ndaj laktozës, konsumimi i qumështit të fermentuar mund të eliminojë ose të zvogëlojë ndjeshëm simptomat e këtij problemi. Studiuesit besojnë se mikroorganizmat e pranishëm në këtë produkt të fermentuar – i njohur...
Luleshtrydhet prishen shpejt, por me këtë truk të thjeshtë mund t’i mbani të freskëta për disa ditë më shumë: 1️⃣ Shpëlajini me uthull të holluar – Përzieni 1 filxhan uthull molle ose të bardhë me 3 filxhanë ujë dhe...
Nëse nuk keni një ndarës vezësh, ky truk i thjeshtë do t’ju ndihmojë: 1️⃣ Metoda e shishes plastike – Thyejeni vezën në një tas. Merrni një shishe plastike bosh, shtrydheni pak dhe vendoseni grykën mbi të verdhën. Lëshoni shtrëngimin...
Lini një koment