Si të bëjmë vetë djathë kremoz të tipit philadelphia
Receta e djathit kremoz të bërë në shtëpi është shumë e thjeshtë për t’u realizuar dhe rezultati do të jetë shumë i ngjashëm me atë që blejmë në dyqane. Ideal për të përgatitur cheesecake të shijshme, i shkëlqyer për t’u shoqëruar me crackers e aperitivë, shumë i lehtë në shije, ky djathë do të bëjë për vete gjithë familjen.
Për të ju duhen:
500 ml kos me yndyrë
1 lugë kafeje kripë
Përgatitja:
Merrni një napë ose cohë pambuku, mundësisht të bardhë dhe sistemojeni në një tenxhere duke u kujdesur të mos prekë fundin e saj.
Në një tas bashkoni kosin, kripën dhe shtojeni tek napa.
Kripa ndihmon që kosi të humbasë dhe kullojë gjithë lëngun në fundin e tenxheres.
Lëreni për 24 orë në frigorifer.
Pasi t’i ketë kaluar kjo kohë, mund ta hiqni djathin dhe ta vendosni në një tas me kapak.
Zbuloni origjinat e ngatërruara të pjatave gjatë shekujve dhe kontinenteve. Gjurmimi i origjinës së ushqimit është një çështje komplekse dhe shpesh e debatueshme. Për shembull, ndërsa disa pretendojnë se bageli i parë është bërë në Krakov, Poloni, në vitin...
Ngrohni 2 lugë gjelle vaj në një tigan mbi nxehtësinë mesatare dhe skuqni qepën butësisht për 10-12 minuta. Shtoni hudhrat dhe specin djegës dhe gatuajeni për 1 min. Hidhni domatet dhe sheqerin dhe i kriposni sipas shijes. Ziejini...
Ngrohni furrën në 200C. Në një sipërfaqe të lyer pak me miell, hapeni brumin në pak më të vogël se një drejtkëndësh A4. Rrëshqiteni në një tepsi, lyejeni me vezën e rrahur dhe gatuajeni për 20 minuta ose derisa...
Lini një koment