Si të bëjmë një sallatë të ftohtë greke

Si të bëjmë një sallatë të ftohtë greke

Persona: 6
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Plot ngjyra dhe shije të mirë. Kjo është receta e sallatës së ftohtë greke që do të pëlqehet nga të gjithë anëtarët e familjes suaj...

Ingredientët

  • 1 pako pasta (mundësisht jo spaghetti)
  • 1 spec i kuq i prerë imët
  • 1 spec jeshil i prerë imët
  • 2 kastraveca
  • 150 gram domate qershizë
  • 150 djathë të bardhë të copëtuar
  • 1 qepë e kuqe e prerë imët
  • Kripë, piper për shije
  • Për salcën:
  • 2 lugë gjelle uthull molle
  • 3 lugë gjelle vaj ulliri
  • 2 thelpi hudhër të copëtuar
  • 1 lugë gjelle borzilok i freskët
  • ½ lugë çaji me rigon të thatë
  • 1 lugë çaji sheqer kaf
  • 1 filxhan me ullinj

Udhëzimet

1

Si fillim zieni pastat në një tenxhere me ujë. I lini pak aldente. Më pas i hiqni dhe i kulloni.

2

I kaloni në një tas të madh. Në një enë veçmas bashkoni të gjithë përbërësit e salcës në një tas. I përzieni mirë.

3

Tek ena ku keni makaronat shtoni specat, qepën, domatet, djathin, ullinjtë, kripën dhe piperin.

4

I shtoni salcën dhe i përzieni mirë. Sallata e ftohtë greke është gati!

Lini një koment