Si të bëjmë në pak minuta donuts me çokollatë

Si të bëjmë në pak minuta donuts me çokollatë

Persona: 6
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Donuts nga duart tuaja dhe s'ka kënaqësi më të madhe!

Ingredientët

  • 400 gram miell
  • 1 zarf pluhur pjekës
  • 1 gotë qumësht
  • 50 gram sheqer
  • Pak kripë
  • 1 vezë
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri

Udhëzimet

1

Në tavolinën e punës shtoni miellin, pluhurin pjekës, sheqerin, kripën dhe vezën.

2

Filloni e punoni gradualisht.

3

I shtoni qumështin dhe vajin e ullirit.

4

Punojeni derisa brumi të bëhet një masë kompakte dhe e lini mënjanë të pushojë për 30-45 minuta.

5

Hapeni petën me ndihmën e një petëze. Peta duhet të jetë pak e trashë.

6

Filloni e prisni donuts-at me ndihmën e formave specifike.

7

Filloni i skuqni një e nga një në një tigan me vaj të nxehur luledielli.

8

Për t’i dhënë një shije të veçantë i zhysni donuts-at në një pjatë me çokollatë të bardhë ose të zezë të shkrirë me pak qumësht.

9

Sipër i spërkasni me copëza biskotash, copëza frutash, çokollatash me ngjyrë e një sërë opsionesh të tjera sipas dëshirës. Shijojini!

Lini një koment