Shafrani gjendet në paketime të vogla në supermarkete dhe është një antiinflamator i jashtëzakonshëm. Mjalti nga ana tjetër, vështirë të mungojë në shtëpitë shqiptare.
Të dyja së bashku këto elemente janë fantastike kundër akneve, njollave dhe pikave të zeza.
Po çfarë duhet të bëni:
- Përzieni një lugë gjelle mjaltë me një lugë çaji shafran pluhur dhe disa pika ujë të ngrohtë.
- Mbajeni maskën në fytyrë për 10-15 minuta.
- Në fund e shpëlani fytyrën me ujë të vakët të bollshëm
Kujdes: Kjo maskë lë nuancë të verdhë në fytyrë ndaj këshillohet të përdoret të paktën 24 orë përpara një takimi të rëndësishëm ose daljes nga shtëpia.
Lini një koment