Majdanozi bën një punë të shkëlqyer në eliminimin e toksinave nga sistemi juaj. Është një pastrues i shkëlqyer i gjakut dhe rrit qarkullimin e tij në trupin tuaj.
Përmirëson elasticitetin e enëve të gjakut, gjë që zvogëlon fryrjet e lëkurës. Majdanozi është gjithashtu një burim i shkëlqyer i eugjenolit dhe vajrave të tjerë të paqëndrueshëm (të avullueshëm) që kanë veti qetësuese, anti-inflamatore dhe anti-bakteriale (thelbësore që lëkura jonë të mos iirritohet në periudha stresuese).
Si ta përdorni majdanozin për të eliminuar rrathët e zinj poshtë syve?
Neps.al ju tregon një maskë të thjeshtë në kushte shtëpie.

Do ju nevojitet:
- 1 tufë majdanoz
- 4 gota ujë
- 1 bustinë çaj jeshil
Udhëzime:
- Në një tenxhere të vogël me ujë zieni majdanozin për 5 minuta së bashku me bustinën e çajit jeshil.
- Pas 10 minutash gati, i kulloni mirë, merrini lëngun.
- Aplikojeni tonikun natyral në lëkurë me ndihmën e një pambuku.
- I lini të veprojnë për 15 minuta.
- Në fund e shpëlani fytyrën me ujë të ftohtë.
Për rezultate më të mira, vendosni përzierjen në frigorifer para se të përdorni./neps.al
Lini një koment