Si përfundim, ngrënia e frutave para gjumit na shëndosh apo jo?
Sot do të përballemi me temën: Në dietat për rënien në peshë, ngrënia e frutave në darkë na bën dëm apo jo?
Nuk ka prova shkencore që tregojnë se ngrënia e frutave gjatë darkës sjell shtim në peshë. Në fakt, nëse doni të hani diçka para se të shkoni të flini, frutat do të ishin një ndër zgjedhjet më të mira të mundshme. Pa rënë në klishe, frutat janë të ulëta në kalori, por kanë një raport të lartë të fibrave dhe janë një burim i shkëlqyer i vitaminave, mineraleve dhe antioksidantëve që na bëjnë shumë mirë për shëndetin.
Jo vetëm kaq: ngrënia e frutave lidhet me një kontroll më të mirë të peshës trupore dhe me një risk më të ulët të shtimit të peshës. Kështu që ka një avantazh zgjedhja e frutave në krahasim me vaktet e gatshme dhe më pak të shëndetshme: një porcion frutash është gjithmonë një vakt i balancuar dhe tek vaktet e gatshme e kemi të vështirë ta llogarisim këtë.
Gjitathashu, dietologia Amanda Meixner shprehet se kaloritë e një ushqimi në 19:00 të darkës janë gjithmonë njëlloj me ato të mëngjesit dhe baza për humbjen e peshës janë kaloritë e ulëta. Edhe pse nuk ka pse t’u druhemi frutave në mbrëmje, ekzistojnë kushte specifike për të cilat, nëse hahen pas një kohe të caktuar nuk është zgjidhja më e mirë. “Nëse keni probleme me acidin e stomakut përpiquni të shmangni fruta e perime me përmbajtje të lartë të acideve tëtilla si limoni, ananasi apo domatet menjëherë para se të shtriheni”, shprehet dietologia. Ajo gjithashtu është e sigurt se një dozë e vogël e shqernave natyrale tek frutat nuk do të rrezikonte dietën tonë.
Shumë prej nesh e mbivlerësojnë kohën e duhur e të ngrënit duke e kthyer në një motiv për paranojë, por nuk ka arsye. Më e rëndësishme është të kuptojmë se si një vakt i ngrënë gjatë natës ndikon në shëndetin tonë, përveç aktivitetit fizik dhe ritualeve tona të lidhura me gjumin.
Por a mjafton një porcion frutash për t’u ngopur?
Ngrënia vetëm e një fruti në darkë, ndoshta nuk na kënaq mjaftueshëm oreksin. Si të shmangim daljen e gjumit nga uria dhe krizat në stomak pa përfunduar tek qesja e patatinave? Webster shprehet se ‘shoqërimi i frutave me yndyra dhe proteina na lejon të kemi një miks të bollshëm nutrientësh që ‘kënaqin’ vërtet stomakun. Për një vakt të plotë, por me më pak se dy kalori mund të hamë një mollë të vogël, disa bajame dhe një filxhan të vogël me rrush të thatë’.
Kurë natyrale për pastrimin e enëve të gjakut me limon, hudhër dhe ujë. Kjo përgatitje ka për qëllim të ndihmojë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe shëndetit të përgjithshëm kardiovaskular. Përgatitja: 1. Kombinoni 4 limona (me gjithë lëkurë,...
A ndiheni shpesh të lodhur gjatë ditës? Për t’u ndier energjikë dhe produktivë, nuk keni nevojë për kafe ose pije energjike. Duke bërë disa ndryshime të vogla në rutinën tuaj të përditshme, mund të rrisni energjinë natyralisht dhe të...
Duke jetuar në një botë plot me ushqime të shpejta dhe tundime të përditshme, ndonjëherë të ushqyerit shëndetshëm mund të duket e vështirë. Megjithatë, me disa ndryshime të vogla në rutinën tuaj, mund të përmirësoni ushqyerjen pa sakrifikuar shijen...
Lini një koment